LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë

OBSH: Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë

Pandemia e coronavirusit ka të ngjarë të jetë e “gjatë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të shtunën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, OBSH potencoi se e “vlerësoi jetëgjatësinë e kësaj pandemie” në një deklaratë pasi komiteti i tij u urgjencës u takua të premten për të vlerësuar krizën.


Grupi paralajmëroi edhe rrezikun e “dobësimit”, duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike në vendet e ndryshme të botës.

“Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë”, u tha në një deklaratë.

“Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global”, tha OBSH. /Telegrafi/