Tani, tre muaj të kaluara në vitin kalendarik 2018, është koha për të parë se cilët yje kanë kryer më të mirën në punën e tyre, duke bërë paraqitje të larta.

Observatori i njohur i futbollit CIES ka përpiluar një listë me nga dhjetë lojtarët kryesorë në çdo pozitë në ligat e mëdha të Evropës.


Ky observator ka ranguar portierët më të mirë, qendërmbrojtësit, mbrojtësit e krahut, mesfushorët mbrojtës, mesfushorët krijues, anësorët e sulmit dhe qendërsulmuesit.

Sipas studimit të CIES, portieri i Tottenham Hotspur, Hugo Lloris është portieri më i mirë në Evropë deri më tani në vitin 2018, me një rezultat prej 84.1 nga 100 duke lënë mbrapa emra si Gianluigi Donnarumma, Jan Oblak e Alisson Becker.

portier

Ylli i Napolit, Kalidou Koulibaly është qendërmbrojtësi numër 1 në Evropë, sipas CIES, ndërsa pas tij renditen emra si Gerard Pique, Georgio Chiellini e Nicolas Otamendi.

mbrojtesit e1522589569598

Në pozitën e mbrojtësve të krahut befason Mario Rui i Napolit, duke lënë pas vetes me paraqitje lojtarë si Dani Carvajal, Jordi Alba, Kyle Walker e Dani Alves.

mbrojtesit 1 e1522589599180

Gjermani i Real Madridit, Toni Kroos kryeson rrugën kur bëhet fjalë për mesfushorët me tipare mbrojtëse në 2018 - duke zhvendosur më poshtë Mousa Dembelen, Ivan Rakiticin, Lucas Biglian e Sergio Busquetsin.

mesfushoret

Kur është fjala për mesfushorët me tipare krijuese dhe organizuese, Christian Eriksen është më i miri në Evropë në vitin 2018, me një vlerësim prej 89.9, ndërsa pas tij vijnë emra të njohur si Kevin de Bruyne, Marek Hamsik dhe Dele Alli.

mesfushoret 1

Mohamed Salah ka shkëlqyer këtë sezon, por studimi i bërë e ka vendosur Lionel Messin në pozitën e parë për anësorët e sulmit, ndërsa pas dyshes gjenden edhe Heong-Min Son, Philippe Coutinho e Cengiz Under.

sulmuesit e1522589662840

Kur është fjala për sulmuesit, Cristiano Ronaldo ka kapërcyer fillimin e tij të ndërlikuar të sezonit për të pasur paraqitje fenomenale në vitin 2018 dhe duke u renditur më lartë sesa Harry Kane, Sergio Aguero, Gonzalo Higuian e Luis Suarez. /Telegrafi/

anesoret e sulmit e1522589719435

telegrafi sport app