LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PP: Ivanov, hajde tani shlyeji marrëveshjet ndërkombëtare me nënshkrimin tënd!

OBRM-PP: Ivanov, hajde tani shlyeji marrëveshjet ndërkombëtare me nënshkrimin tënd!

OBRM-Partia popullore thotë se është e impresionuar nga akti i lartë patriotik, i guximshëm dhe i mençur të cilin presidenti Gjorgje Ivanov e bëri në fotografinë e përbashkët familjare për nder të Samitit të Stambollit, kur e fshiu referencën IRJM, duke e zëvendësuar në mënyrë teatrale me referencën Maqedoni dhe me nënshkrimin e tij e verifikoi dëshirën shumëvjeçare të maqedonasve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„OBRM-Partia popullore e inkurajon z. Gjorgje Ivanov që me zell më të madh edhe më tej ta shpreh patriotizmin e tij dhe të jetë shembull për të gjithë funksionarët në qeveri, në mënyrë që do ti shpall të pavlefshme të gjithë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat i ka nënshkruar gjatë mandatit tij presidencial. Në ndërkohë, të gjithë shkresat diplomatike dhe letrat që i arrijnë nën referencën IRJM t’ia kthejë dërguesit.


Me qëllim të plotësimit të tërësishëm të kënaqësisë të cilën na e demonstroi z. Ivanov, nevojitet që vetëm të refuzojë pjesëmarrjen në të gjithë takimet dypalëshe dhe shumëpalëshe të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare në të cilat qëndron referenca IRJM.
OBRM-Partia popullore në të kundërtën do të konsiderojë që ky akt individual i patriotizmit është vetëm edhe një demonstrim i zymtë dhe jo bindës i patriotizmit të rrejshëm me të cilin tentohet të tërhiqet vëmendja e opinionit nga budallallëqet të cilat gjatë kësaj periudhe i bën në seri“, thuhet në njoftimin e partisë së Ljupço Georgievskit./Telegrafi/