LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Tevdovski vetëm në bazë të letrave me vlerë krijoi borxh të ri prej 101 milionë euro

OBRM-PDUKM: Tevdovski vetëm në bazë të letrave me vlerë krijoi borxh të ri prej 101 milionë euro

Sipas analizës së OBRM-PDUKM-së, Ministri i financave, Dragan Tevdovski, vetëm për 70 ditë arriti ta zhysë shtetin në një borxh të ri prej 101 milionë euro vetëm me ankandet për letra shtetërore me vlerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Meqë ata nuk duan ta bëjnë matematikën, ja ne do ta prezantojmë borxhin e ri. Ministri Tevdovski, vetëm me letra me vlerë, shtetin e ka zhytur në borxh mesatarisht 1.5 milionë euro në ditë. Kjo nënkupton që Tevdovski për çdo orë na shton një borxh prej 62.500 euro, për çdo minutë të kaluar shtohet borxhi për 1.050 euro’, thanë nga OBRM-PDUKM.


Për vetëm 70 ditë, ministri Tevdovski arriti për çdo qytetar të RM-së të shtojë borxh prej 3.100 denarë, gjegjësisht 50 euro për çdo person.

Nëse kësaj shume i shtojmë edhe 126 milionë euro të rezervave devizore të shkrira dhe 150 milionë euro shtesë të planifikuara për në periudhën e ardhshme, numrat bëhen vërtet të frikshëm, përfundojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori