LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Spasovski po shkatërron Njësinë Speciale të Maqedonisë

OBRM-PDUKM: Spasovski po shkatërron Njësinë Speciale të Maqedonisë

Pa ndonjë respekt dhe pa ndonjë arsye të justifikuar, ministri Oliver Spasovski sillet me anëtarët e Njësive Speciale, fajësuan sot nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpërndahen vendimet e dhjetëra anëtarëve të Njësisë për detyrat e veçanta “Tigrat” dhe anëtarët e Njësisë për vendosjen e shpejtë të cilët kanë marrë pjesë në aksionet “Kodra e Trimave” dhe “Stuhia malore”, por edhe shumë operacione të tjera të suksesshme të policisë. Profesionalistët të ciët gjatë protestës së dhunshme për “Monstra” i ka mbrojtur gjykatat dhe institucionet e tjera, tani janë bërë subjekt i degradimit dhe ngacmimeve. Përtej ligjit dhe sistemit të karrierës, këtyre profesionistëve të trajnuar u ofrohen vendime për punë dhe në pozita më të ulëta për të cilat aftësitë e tyre nuk janë për atje. Nëse ata nuk e pranojnë, sipas informacionit që kemi, ata kërcënohen me përjashtim. Disa nga specialistët gjithashtu transferohen me porosi në vende të papërshtatshme. Me këto lëvizje, qeveria e LSDM-së do të rrezikojë seriozisht gatishmërinë ushtarake dhe kapacitetet e njësive speciale të policisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Gjithashtu ata shtojnë se nuk ekzistojnë standarde, por vetëm përmbushja të kërkesave të partnerëve të koalicionit dhe plotësimi i njësive të elitës me një pjesëtar partiak. /Telegrafi/