LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Sot mbaron afati i kërkesës sonë, nga nesër pritet bllokadë aktive e kuvendit të Maqedonisë

OBRM-PDUKM: Sot mbaron afati i kërkesës sonë, nga nesër pritet bllokadë aktive e kuvendit të Maqedonisë

Afati i dhënë nga OBRM-PDUKM për fillimin e bisedimeve për zgjedhjet e parakohshme skadon sot, dhe nëse nuk ka marrëveshje për lidership për këtë çështje, opozita nga nesër ka paralajmëruar bllokadë aktive të Kuvendit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje ishte i vendosur se nuk do të ketë takim lidershipi të bazuar në shantazhe dhe kërcënime, ndërsa bllokadën e paralajmëruar gjatë luftës në Ukrainë dhe në kohë krize e cilësoi si hap të papërgjegjshëm.

Nga aeroporti sportiv “Stenkovec” në Shkup ku u mbajt Dita e hapur për ekspozimin e avionëve që është pjesë e stërvitjes “Swift Response 22”, kryeministri Kovaçevski tha se mund të ketë takim lidershipi, por për çështjet që janë strategjike, që nënkupton një jetë më të mirë të qytetarëve dhe lidhur me përballjen me krizën energjetike.

“Mbledhje lidershipi e bazuar në shantazhe dhe kërcënime, duke e parë kryetarin e OBRM-PDUKM-së duke numëruar mbrapsht si në një film të keq aksion, nuk do të ketë, ky është qëndrim i të gjitha partive politike nga blloku ynë”, tha Kovaçevski.

Lidhur me shpalljen e bllokadës së Kuvendit nga partia më e madhe opozitare gjatë luftës në Ukrainë dhe në kohën kur çmimet e energjisë dhe ushqimeve janë vazhdimisht në rritje, ai tha se kjo është e papërgjegjshme dhe për qëllime politike.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Maqedonia është në disa kriza, dhe këto kriza sipas tyre, shkaktohet nga krimi dhe paaftësia e menaxherëve në energjetikë dhe në ekonominë shtetërore.

“Të dyja krizat e mëdha janë rezultat i LSDM-së dhe BDI-së. Dhe nuk mund të japin zgjidhje, sepse nuk dinë dhe nuk kanë plan”, thonë nga partia opozitare.

Pas shpalljes së sondazhit dje, LSDM-ja theksoi se ky hulumtim është një përpjekje e dëshpëruar e OBRM-PDUKM-së për ta inkurajuar Hristijan Mickoskin në hapat e tij destruktiv dhe bllokada me sondazhe të porositura dhe të falsifikuara.

Nga LSDM thanë se në Kuvend mbeten të bllokuara disa zgjidhje ligjore, si Ligji për Qendrën Klinike, Ligji për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionistë në Shkollat ​​Fillore dhe të Mesme, Ligji për Shërbimin në Ushtri dhe të tjera, vetëm për shkak të OBRM-PDUKM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori