LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qytetarët votuan për ne jo për Deklaratën nga Tirana

OBRM-PDUKM: Qytetarët votuan për ne jo për Deklaratën nga Tirana

Vazhdon reagimi i ashpër i OBRM-PDUKM-së ndaj Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Në zgjedhjet e fundit, qytetarët votuan për OBRM-PDUKM-në dhe jo për Deklaratën e partive që u bë në Tiranë. është e kotë për shtetin tonë që një deklaratë e bërë në Tiranë të jetë kusht për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Ajo qeveri që do të pranonte kushte nga Tirana do të ishte qeveri Tirane jo qeveri e shtetit tonë. Zoran Zaev dhe LSDM nuk e kanë problem ta lakojnë shpinën dhe të pranojnë që gjuha shqipe të jetë zyrtare, përkrah gjuhës maqedone.” shkruajnë nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/