LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Maqedonia po shndërrohet në shtet binacional

OBRM-PDUKM: Maqedonia po shndërrohet në shtet binacional

“Edhe dy ditë deri në heshtjen e referendumit, Zoran Zaevi dhe klani i tij kriminal vazhdojnë të fshehin informacione dhe të udhëheqin fushatë të rreme për vlera evropiane. Është e qartë se ata vënë bast me identitetin e shtetit, qytetarëve dhe të institucioneve dhe në fund humbën bastin”.

Sipas partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ata duhet t’u tregojnë qytetarëve se ky referendum është për Maqedoni Veriore, dhe jo për Maqedoni Evropiane, sepse siç thonë ata, me kriminalitetin dhe papërgjegjësinë e tyre nuk do të mund të sjellin perspektivë evropiane në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Marrëveshje e Prespës është kapitullim klasik, për çka flet edhe heshtja e Qeverisë kur bëhet fjalë për amendamentet kushtetuese. Zaevi vazhdon të ik të thotë se për çfarë votohet, çfarë ndryshohet, si do të jetë statusi i popullit maqedonas, si do të jetë Preambula, në cilin kontekst do të përmendet ASNOM-i, themeli i shtetësisë së Maqedonisë e disa paqartësi tjera në këtë marrëveshje”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Ata shtojnë se një gjë është e qartë se qeveria kërkon t’u besojë në fjalën e Zaevit i cili, sipas kësaj partie, është i njëjti ai i cili betohej për fëmijët e tyre, për prindërit dhe pasardhësit se nuk do ta ndryshojë Kushtetutën dhe emrin kushtetues.

OBRM-PDUKM-ja thoë se Zoran Zaevi dhe qeveria heshtin për informacionet se në Preambulë do të shkruhet: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, populli maqedonas, populli shqiptar si dhe qytetarët që jetojnë në kufijtë dhe që janë, turq, vlleh, serb, rom, boshnjak dhe të tjerët.

Sipas OBRM-PDUKM-së në media tashmë janë publikuar ndryshimet në Preambulë dhe shteti po shndërrohet në shtet binacional dhe fshihet sovraniteti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori