Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “deputetët nën kontrollin e Zoran Zaevit refuzuan të diskutojnë për shkarkimin e Janevës edhe pse ajo është gati një muaj në paraburgim”.

“Kjo është dëshmi e qartë se Janeva është nën komandën e Zoran Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se po bëhet e qartë ndërlidhja përmes ofrimit të parave dhe trysnive politike përmes keqpërdorimit të ligjit dhe autorizimeve në PSP, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Zaev dhe LSDM janë në koalicion me krimit dhe se po mbrojnë dhe promovojnë krimin. Zaev dhe partia e tij, sipas OBRM-PDUKM-së dëshirojnë të sigurojnë amnisti për krimin për shkak se Zaev frikësohet sepse e din se ai është personi që fshihet pas sistemit kriminal.

“Vet fakti që Janevësd i është lënë hapësirë të veprojë në liri derisa Boki 13 dhe Zoki Kiçeec ishin në paraburgim flet për qëllimet e pushtetit”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së duke e akuzuar Zaevin se ai është në mbrojtje të krimit dhe promovues i haraçit.

Nga OBRM-PDUKM kërkojnë hetimin dhe jo, siç thonë ata, parodi me Prokurori të pavarur dhe pa trysni dhe ndikime politike./Telegrafi/