LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja të distancohet nga qëndrimet e Zaevit

OBRM-PDUKM: LSDM-ja të distancohet nga qëndrimet e Zaevit

Toni Trajkovski nga OBRM-PDUKM-ja sot ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka kërkuar nga partia LSDM që të distancohen nga qëndrimet e Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja po ju kërcënohet mediave që mos të publikojnë atë që Zaev u tha diasporës shqiptare në Zvicër, dhe thotë se Marrëveshja e Ohrit nuk është e mjaftueshme dhe se ai e ka zgjeruar atë. Për gjithë problemet me fqinjët ai e fajëson Maqedoninë, bile edhe për çështjen e emrit me Greqinë, i bëjmë thirrje LSDM-së që të distancohen nga qëmdrimet e Zaevit”, deklaroi mes tjerash Trajkovski.


Ai tha se çështja e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë janë jetësore për gjithë popullin maqedonas./Telegrafi/