LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Kjo qeveri nuk e ka zvogëluar papunësinë, por i ka lënë njerëzit pa punë dhe i ka detyruar të largohen nga vendi

OBRM-PDUKM: Kjo qeveri nuk e ka zvogëluar papunësinë, por i ka lënë njerëzit pa punë dhe i ka detyruar të largohen nga vendi

Publikimi i të dhënëva për popullsinë rezidente dhe jorezidente në vend, nga Enti Shtetëror për Statistika, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes nga partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti, akuzojnë pushtetin LSDM-BDI për shpërnguljen masive të qytetarëve jashtë vendit.


“Është shumë. Vetëm për një vit krimi i LSDM-së dhe BDI-së shpërnguli më shumë se 130 mijë njerëz. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni në vitin 2021 numri i popullatës aktive ishte 943.004 persona, nga të cilët 795.087 persona janë të regjistruar si të punësuar dhe 147.917 si të papunë. I njëjti institucion, për tremujorin e parë të vitit 2022 del me të dhëna se në vend janë 811.197 popullsi aktive, nga të cilat 691.498 janë të punësuar dhe 119.699 të papunë. Për një vit nga Maqedonia emigruan shumë njerëz të aftë për punë. Sipas të dhënave, nga viti 2021 deri në tremujorin e parë të vitit 2022, nga Maqedonia kanë emigruar mbi 130.000 persona, prej të cilëve mbi 100.000 janë punësuar dhe janë larguar nga puna, ndërsa 30.000 janë të papunësuar. Këto shifra të publikuara nga institucioni që duhet të kujdeset për statistikat në vend janë fatale. Sipas këtyre shifrave, LSDM dhe BDI janë një kombinim apokaliptik për Maqedoninë”, thuhet në njoftim.

OBRM-PDUKM thotë se politika e pushtetit nuk ka zvogëluar papunësinë në vend, por ua ka mundësuar njerëzve që të largohen nga Maqedonia sepse në shtet nuk ka kushte të mjaftueshme për te jetuar siç duhet.

“Nëse shifrat i shikojmë realisht, arrijmë në një konstatim të “mrekullueshëm”, se papunësia nuk po zvogëlohet fare, përkundrazi, gjithnjë e më shumë njerëz humbasin punën ose largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Me LSDM-në dhe BDI-në, Maqedonia vetëm do të fundoset dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të shpërngulen. Është e tepërt, prandaj duhet protesta për ndryshim më 18 qershor në ora 20 para Qeverisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori