LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon që Qeveria të mbështesë projektligjin e tyre për energjinë

OBRM-PDUKM kërkon që Qeveria të mbështesë projektligjin e tyre për energjinë

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së sot ka dorëzuar kërkesë në Kuvend për mbajtjen e seancës urgjente për projektligjin e parashtruar nga OBRM-PDUKM, i cili ka të bëjë me Ligjin për energjetikë, bëri të ditur sot koordinatori i Grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski në konferencë për shtyp në Kuvend.

Sipas Micevskit, Qeveria ka përshkruar disa nga masat e propozuara që ata si si OBRM-PDUKM i kanë ofruar.


“Atë që Kovaçevski e prezantoi nuk është e mjaftueshme. Në masat të cilat Kovaçevski i prezantoi, dëgjuam se do të kenë energji më të lirë elektrike institucionet arsimore dhe shëndetësore publike, por rastësisht apo jo, i la jashtë ndërmarrjet për menaxhim me ujin dhe ato komunale, të cilat për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike, kishin problem me likuiditetin dhe mund të çojë në rritjen e faturave të familjeve dhe ekonomisë”, tha Micevski.

Ai theksoi se kërkojnë pranim të plotë, e jo të pjesshëm të propozimit të tyre.

“Me projektligjin për energjetikë që e ka dorëzuar OBRM-PDUKM-ja, përfshihen edhe ndërmarrjet për menaxhim me ujin dhe ato komunale që kanë shpenzime të mëdha për energji elektrike. Nëse LSDM-ja, Qeveria dhe Kovaçevski vërtet kujdesen, le ta mbështesin ligjin tonë për energjetikë”, thekson Micevski, duke shtuar se kjo drejtpërdrejtë do t’ua lehtësojë qytetarëve të mos vijë në shtrenjtimin e shërbimeve lidhur me furnizimin me ujë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori