LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM dorëzon interpelancë për Mila Carovskan

OBRM-PDUKM dorëzon interpelancë për Mila Carovskan

OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar interpelancë për ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, për shkak të siç thonë strategjisë kontroverse për çështjen e emigrantëve dhe refugjatëve.

Sipas deputetëve të OBRM-PDUKM-së, ministrja ka tentuar ta miratojë strategjinë pa mos e dëgjuar mendimin e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për dokumente strategjike për të ardhmen e Maqedonisë, për projekte që do të thotë harxhime të mëdha në dhjetë vitet e ardhshme”, tha Vllatko Gjorçev nga OBRM-PDUKM.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së gjatë ditës së djeshme gjithashtu dorëzuan interpelancë për ministrin e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski./Telegrafi/