LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM dhe LSDM nuk komentojnë kushtet e partive shqiptare (Video)

OBRM-PDUKM dhe LSDM nuk komentojnë kushtet e partive shqiptare (Video)

Tashmë dy ditë pas shpalljes së platformës së partive parlamentare shqiptare, mbretëron heshtje në OBRM-PDUKM dhe LSDM. Asnjëra prej këtyre partive nuk ka formuluar një qëndrim të qartë lidhur me kërkesat zyrtare të faktorit politik shqiptar. Nga LSDM, shkurtimisht për televizionin Shenja thanë se ende partitë shqiptare nuk ua kanë dorëzuar marrëveshjen zyrtarisht, në formë kushti, prandaj nuk mund të formojnë qëndrim të prerë se a është ose jo e pranueshme kjo platformë.

“Kur të na i dorëzojnë platformën zyrtarish do të formulojmë qëndrim dhe të njëjtin do t’ia kumtojmë opinionit. Dje u prezantua paltforma publikisht, por ne duhet t’i shohim detajet. Çfarë ka e çfarë nuk ka. Duhet të ulemi dhe të vendosim bashkarisht si parti”, deklaroi shkurt në linjë telefonike zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare maqedonase.


Nga OBRM-PDUKM heshtin plotësisht. Dje thanë se do t’i shqyrtojnë pikat e marrëveshjes, ndërsa sot nuk përgjigjen fare. Kontaktuan zëdhënësin e kësaj partie Ivo Kotevski, por nuk na ktheu ndonjë përgjigje. Pyetja jonë drejtuar kësaj partie ishte “A i keni parë kushtet e vendosura nga partitë parlamentare shqiptare për partnerin eventual maqedonas dhe cili është qëndrimi juaj për këto kërkesa”.

Në fillim të javës së ardhshme duhet të ketë një situatë më të qartë pasi presidenti do t’ia japë mandatin për formimimin e Qeverisë mandatarit i cili ka ose duhet të sigurojë 61 deputetë. Kalkulimet thonë se as VMRO DPMNE e as LSDM, nuk mund të formojnë Qeveri pa përkrahje të ndonjë prej partive shqiptare. Tani që partitë shqiptare kanë kërkesa konkrete të integruara në platformën e përbashkët, pritet të shihet nëse do të bëhet ndonjë koalicion i gjerë i LSDM-së me partitë shqiptare ose do t’i mbetet VMRO DPMNE që të bind ndonjë parti shqiptare për koalicion.

Sipas të gjitha gjasave, mandatar do të jetë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski si kryetar i partisë e cila fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në afat prej 20 ditësh, mandatari duhet të të propozojë kabinetin dhe programinqeveritar. Nëse ai dështon në mbledhjen e 61 deputetëve, e kthen mandatin. Mandatar do të bëhet kryetari i partisë së dytë që ka më shumë vota në zgjedhje që është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Atij do t’i jepen edhe 20 ditë shtesë për grumbullimin e 61 deputetëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori