LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Cic i përfshirë në veprime kriminale me transportin e nxënësve

OBRM-PDUKM: Cic i përfshirë në veprime kriminale me transportin e nxënësve

Në konferencën e sotme për shtyp të OBRM-PDUKM, anëtari i KE të kësaj partie, Zoran Gjorgjievski ka akuzuar për krim të mundshëm lidhur me çmimin për transportin e organizuar të nxënësve në komunën e Kumanovës në të cilën, sipas tij është i përzier edhe kryetari i saj Zoran Damjanovski- Cic, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse komuna e Manastirit dhe kryetari i saj Vladimir Talevski kanë organizuar transport të nxënësve i cili mesatarisht kushton 4.2 denarë për kilometër, sipas informatave me të cilat disponojmë çmimi mesatar i vlerës  në komunën e Kumanovës për kilometër të kaluar  arrin 2.741 denarë të pabesueshme. Nëse kjo është e saktë, ajo do të thotë se kumanovarët nën udhëheqjen e Zoran Damjanovskit nga LSDM-ja paguajnë transport  të nxënësve i cili është më i shtrenjtë për 652 herë  krahasuar me Manastirin. Ky është indikator i fuqishëm  për grabitje të madhe të qytetarëve. Rast të tillë i cili hap dyshime  për krim të paturpshëm dhe të pacipë që deri tani Maqedonia nuk ka parë”, ka thënë Gjorgjievski.


“Prokurorja speciale, Fatime Fetai tha se në Manastir kanë paguar transport publik më të shtrenjtë se në Tokio, në krahasim me këtë, Zoran Damjanovski, në Kumanovë paguan transport më të shtrenjtë edhe se në Tokio, në Nju-Jork, Londër dhe dhjetëra metropole të tjera botërore së bashku”, ka thënë Gjorgjievski dhe ka apeluar deri te Prokuroria publike themelore të bëjë kontroll të punës së Damjanovskit dhe tërësisht të hetojë të gjitha dyshimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori