OBRM-PDUKM akuzon Komunën e Strugës për uzurpim të hapësirës nën mbrojtjen e shtetit
Opozita në Strugë akuzon se pushteti lokal planifikon të uzurpojë ilegalisht hapësirën rreth shkollës fillore Vëllezërit Milladinov dhe Qendrës së Kulturës.
I gjithë lokacioni është nën mbrojtjen e shtetit si tërësi monumentale. OBRM-PDUKM-ja reagon se komuna planifikon hapjen e rrugës në atë zonë, dhe njëkohësisht të heq një pjese të Parkut të Poezisë.
“Tani rezulton me uzurpimin e objektit të shkollës fillore Vëllezërit Milladinov, që në të ardhmen na jep sinjale se janë të mundshme përvetësimet dhe uzurpimet e objekteve të tjera të mbrojtura, që janë pjesë e gjithë këtij kompleksi kulturor. Ne kemi informacione nga disa shoqëri kulturore dhe artistike se ka presion të vazhdueshëm të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, për t’u larguar dhe për të ndaluar përdorimin e këtyre ambienteve”, tha Alen Dereban nga OBRM-PDUKM-Strugë.
Brenda hapësirës gjenden më shumë objekte, që janë nën mbrojtje. Qendra e Kulturës ka një vendim nga Administrata e Trashëgimisë Kulturore. Në njërën prej tyre ka një arkiv të jetës teatrale në Strugë.
“Për pjesën në anën veriore të parkut ku është bërë parking në atë kohë, Prokuroria e Shtetit na tha si person juridik t’i zhvillojmë të gjitha kontestet, thjesht si të them, u distancuan nga kujdesi i pronës shtetërore dhe tokës shtetërore”, u shpreh Nikolina Velkovska-drejtoreshë e Qendrës për Kulturë në Strugë.
Javën e kaluar u njoftua njoftoi se është planifikuar që komuna të zhvendoset në objektin e vjetër të shkollës së Vëllezërve Miladinov, dhe se punimet ndërtimore tashmë janë duke u zhvilluar. Për ta nga Instituti dhe Muzeu i Ohrit pretendojnë se janë bërë në mënyrë ilegale pasi komuna nuk ka pasur leje për këtë. Sot pyetëm komunën e Strugës se çfarë planifikojnë të bëjnë në atë zonë, por nuk morëm përgjigje./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare