Vila Izvor apo siç e quajnë banorët e zonës "Objekti 99", dikur ishte një vilë shumë luksoze e ndërtuar në malin e parkut nacional të Plitivcës, Kroaci, larg syrit të banorëve, ndërsa sot është një objekt pothuajse i tëri i shkatërruar i lënë në mëshirë të fatit.

Në kohën kur është ndërtuar vila Izvor ka qenë rezidenca më e shtrenjtë presidenciale. Pas pwrfundimit të Luftës së Dytë Botërore, atë e kishin ndërtuar të burgosurit nga Gradishka, Lepogllava, Mitrovica dhe Goli Otoku, transmeton Telegrafi.


2 28

Emrin kodues e mbante 99 të burgosurit që në vërtetë kishin ndërtuar themelit e këtij objekti. Derisa ishte në funksion të shtetit, atë e kishin vizituar politikanë, miq dhe mysafirë elitar që shoqëroheshin dhe takoheshin me Titon.

3 16

Brenda sallave gjigante zhvilloheshin takime të fshehta, kurse pas situatave serioze vazhdonin ndejën me uiski dhe cigare. Aty kishte edhe tavolina të bilardos dhe kinema private.

4 14

Të gjithë ata që planifikonin të kalonin net të tëra brenda vilës akomodoheshin në dhoma luksoze, ndërsa pak kush e ka ditur se ekziston tuneli nëntokësor 80 metra i gjatë që kishte një dalje të fshehtë. /Telegrafi/

5 13

6 9

1 56