LAJMI I FUNDIT:

Obiliqi dhe një pjesë e Shtimes sot pa rrymë

Obiliqi dhe një pjesë e Shtimes sot pa rrymë

KEDS-i ka njoftuar se Obiliqi dhe disa fshatra të Shtimes për disa orë nuk do të kenë energji elektrike gjatë ditës së hënë.

Reklama

Sipas KEDS prej orës 10 deri në orën 14:00 nuk do të kenë rrymë këto fshatra të Shtimes: një pjesë e Shtimes, Qesta Reqakut,Reqaku, Belinci, Caraleva Topilla, Llanisht, Devetak, Grejqevc, Zborc, Pjetreshtica, Duga dhe Karaçica.

Arsyeja e ndërprerjes: Shkyçje për shkaqe sigurie, evitimi i prishjeve.

Po ashtu sipas KEDS po sot për shkak të mungesës së vajit në transformatorin 35/10 kV, 8 MVA në NS Palaj do të mbesë pa tension TS 35/10 kV Palaj prej orës 12:00 deri në orën 12:45.

Nga kjo ndërprerje emergjente gjatë kësaj kohe pa tension do të mbesin të gjitha daljet 10 kV, përkatësisht: qyteti i Obiliqit, Bivolaku, Palaj, Hade, Hamidia, Sibofci dhe Lajthishta. /Telegrafi/