LAJMI I FUNDIT:

Obama mbyll vizitën në Gjermani: Më shumë solidaritet me refugjatët

Obama mbyll vizitën në Gjermani: Më shumë solidaritet me refugjatët

Presidenti amerikan Barak Obama ka mbyllur vizitën e tij dy ditore në Gjermani, duke i dhënë kështu fund edhe turit të tij 6 ditor me aleatët e tij përtej Atlantikut.

Obama u takua më herët me përfaqësuesit e shteteve kryesore evropiane, ku ka diskutuar marrëveshjen ekonomike SHBA-BE, luftën kundër terrorizmit, referendumin e Britanisë dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Presidenti amerikan Barack Obama i dha fund vizitës dy ditore në Gjermani, e cila përfshiu bisedimet për marrëveshjen tregtare mes SHBA dhe Evropës dhe takimin me pjesëtarë të G5 për të diskutuar në lidhje me shkëmbimin e informacioneve për Sirinë.


Në bisedimet për marrëveshjen tregtare, Obama e shprehu qartë mbështetjen e tij për konkludimin e akordit duke deklaruar se nëse SHBA dhe Bashkimi Evropian gjejnë gjuhën e përbashkët atëherë kjo do të sillte rritje të theksuar ekonomike.

Presidenti Barack Obama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shteteve kryesore evropiane gjatë vizitës së tij në Gjermani.

Të pranishëm në këtë mbledhje kanë bënë kancelarja Merkel, Presidenti Hollande si dhe dy kryeministrat Cameron dhe Mateo Renzi.

Liderët kanë diskutuar rreth shpërndarjes së informacioneve midis njësive inteligjente ndërkombëtare në kuadër të parandalimit të sulmeve terroriste. Ata folën gjithashtu rreth sulmeve e Brukselit dhe të Parisit, të cilat kanë tronditur mbarë opinionin evropian gjatë orëve të fundit. Edhe në këtë takim, Presidenti Obama ka kërkuar që evropianët të qëndrojnë të bashkuar për të mposhtur ekstremizmin. Gjithashtu, përfaqësuesit kanë diskutuar për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë krizën e emigrantëve, luftën e Sirisë, referendumin e Britanisë së Madhe, etj.

Mësohet se lideri i Washintonit ka përgëzuar kancelaren Merkel për politikat e saj pro strehimit të azil-kërkuesve, teksa ka bërë thirrje për më shumë solidaritet në drejtim të refugjatëve. Një ditë përpara mbërritjes së kreut të shtetit amerikan në H anover rreth 35 mijë persona zbritën në rrugët e qytetit për të protestuar kundër marrëveshjes.

Vizita e Obamës në Gjermani ishte e fundit e një turi 6 ditor të presidentit ku ai u takua me disa nga aleatët e tij përtej Atlantikut.

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori