LAJMI I FUNDIT:

OAK kërkon përkrahje dhe bashkëpunim nga MPJ

OAK kërkon përkrahje dhe bashkëpunim nga MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) është një nga sektorët që mund të kontribuoj shumë përmes ambasadave dhe konsulatave tona në shumë vende të botës, në tërheqjen e investitorëve por edhe në rritjen e bashkëpunimit të bizneseve tona me bizneset e huaja,

Kwshtu u tha në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Departamentin për Diplomaci Ekonomike në MPJ.


Në këtë takim, OAK dhe MPJ vendosën vija të komunikimit në mënyrë që bizneset anëtare të OAK-së, gjatë vizitave që i bëjnë jashtë vendit, të kenë mundësi që të marrin mbështetje nga Ambasadat apo konsullatat që Kosova i ka në shumë vende të botës.

Drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike në MPJ, Guner Ureya dhe Zyrtari i Lartë për Promovim të Investimeve, Gëzim Gashi, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim.

OAK i dorëzoi një listë me kërkesa këtij Departamenti që të i adresojnë pranë ambasadave dhe konsulatave përkatëse dhe e gjitha kjo po bëhet që të krijohet një ambient më i mirë në Kosovë. /Telegrafi/