Njohja reciproke dhe shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit mes të dy Odave në mënyrë që të kontribuojmë në zhvillimin e biznesit, ishte qëllimi i takimit në mes të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).
Gjatë këtij takimi Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi shpalosi misionin dhe aktivitetet që Oda e Afarizmit është duke ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në Kosovë. Gjithashtu Krasniqi theksoi se OAK ka identifikuar probleme të shumta të të bërit biznes, andaj u shpreh se është i rëndësishëm bashkëpunimi me një Odë me përvojë siç është OEMVP me qëllim të aplikimit të praktikave më të mira.
Nga ana tjetër Kryetari i OEMVP, Nebi Hoxha theksoi se Oda funksionon që nga viti 2004 dhe për kaq kohë sa janë funksional gëzojnë respekt si nga faktori ndërkombëtar ashtu edhe ai vendor, duke u cilësuar si një Odë transparente dhe objektive.
Drejtori ekzekutiv, Drilon Iseni u shpreh se OEMVP është ndër Odat më të mëdha në vend, e cila është e fokusuar në mbrojtjen e biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm. OEMVP është oda më kredibile në vend e cila ngrit vazhdimisht zërin me qëndrim mbi interesin e biznesit, u shpreh më tutje Iseni.
Sekretari i OAK-së Diamant Elshani falënderoi delegacionin e OEMVP për takimin dhe theksoi se OAK është odë serioze e cila është në zhvillim e sipër, andaj është e rëndësishmë që të krijojmë një urë lidhëse me OEMVP për faktin se ka shumë prodhues të cilët nuk po munden që të plasojnë produktet e tyre në Maqedoni, andaj është me interes që të vendosim lidhjet mes kompanive si për import ashtu edhe për eksport.
Gjatë këtij takimi gjithashtu anëtari i bordit të OAK-së Hysni Zogaj theksoi rëndësinë e organizimit të një takimi të përbashkët mes bizneseve të të dyja vendeve, jo vetëm për rritjen e mundësive të bashkëpunimit por gjithashtu të kenë një vend se ku mund të drejtohen me qëllim që të kenë një pikë mbështetëse për problemet që mund të hasin.
Në fund të këtij takimi u theksuan mundësi të mëdha për bashkëpunim, dhe duke qenë treg i vogël bashkimi është i domosdoshëm.
OAK në këtë takim u përfaqësua nga: Kryetari i bordit, Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elashani, anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.
Ndërsa OEMVP u përfaqësua nga: Kryetari Nebi Hoxha, Drejtori ekzekutiv Drilon Iseni dhe bashkëpunëtojra Iman Ajrulla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'