Kohët e fundit sikur është rritur tendenca e qasjes mohuese e besa pesimiste ndaj ndodhive në Kosovë. Kam përshtypjen se po teprohet në këtë. Me gjasë, nuk po e shohim realitetin kthjellët, ashtu siç është natyrshëm: i çiltër si kristali.
Po kritikohet investimi i madh në ndërtimin e rrugëve. Por, ja, doli që edhe këtu vetë t’ia shohim hairin. Për bukuri po shtrohen autostradat miliardëshe në Kosovë. Përndryshe, kush e di sa i vështirë do të ishte udhëtimi me këta autobusë që po e largojnë popullatën nga ky vend.
Mirë edhe që po synohet me çdo kusht rritja e numrit të studentëve. Pse, a të kemi rini të pashkolluar? Si të konkurrojnë pastaj fëmijët tanë me ata të rajonit e të botës mbarë?! Pa diplomë, s’ka! Ka apo s’ka dituri, kjo është sekondare. Po çfarë bre, terciare. Fundja, hiç s’ka lidhje kjo. Zaten, kriteret për pranim në universitete publike nuk janë shpallje nga Zoti. S’janë të shenjta. I ndërrojmë. Bile edhe propozimi është i gatshëm: pranim me automatizëm. Lista e gatshme, e rifreskuar disa herë ndoshta. Ky proces a bëhet duke shtypur ndonjë sustë automatike apo qysh, ende nuk dihet, por këto pastaj janë çështje teknike. Me rëndësi të ketë një ujdi në parim e të gjendet zgjidhja dypalëshe nga një vullnet i njëanshëm.
Në shkolla fillore po barazohet gjuha shqipe amë me gjuhë të huaja. Avancim! Ne jemi tej evropianë, kozmopolitë! Punë e madhe që fëmijët tanë nuk i kuptuakan shumë fjalë të “Lahutës” së Fishtës. A po e kuptojnë Rihannan kur ajo këndon? Po. U krye muhabeti. Edhe ashtu, si Kosovë, kulturalisht, në arenën ndërkombëtare përfaqësohemi nga Rita Ora, e jo, ta zëmë, nga ndonjë nobelist të letërsisë a paqes, të cilin, sigurisht, as që do ta hasnim në mediat tona.
Sa mirë edhe që duhet të pajisemi me dokument udhëtimi për të dalë jashtë vendit. Çka u mor vesh, të kalohet ashtu si bagëtia pa pasaportë? Kjo na nderon dinjitetin, së pari njerëzor, të racës sonë. Na jep identitet. Pritjet e gjata para ambasadave reflektojnë karakterin tonë kombëtar; elementet si durimi e qëndresa në ideal (qoftë edhe për një vizë) janë të mishëruara pandashëm me unin tonë.
Madje edhe radhët e pleqve para bankave për të marrë pensionet e tyre të majme nuk duhet paragjykuar. Thjesht, ata po dëshmojnë para dynjasë se edhe të moshuarit e vendit tonë janë po aq të zhdërvjellët sa edhe të rinjtë.
Reduktimet e rrymës po kundërshtohen ashpër. Pse kaq vrer, kur në anën tjetër ankohemi se jemi bërë robër të teknologjisë dhe as që i ndërrojmë dy llafe me njëri-tjetrin në shtëpi a jashtë saj. Ja pra, një rast historik: fikja e dritave afron njerëzit e madje nxit romancën.
Mbase, të gjithë, përveç nesh, e kanë të qartë se duhet të jemi mirënjohës për krejt këto begati e lehtësime që na i mundëson (pu)shteti ynë.
E përderisa nuk u përhap edhe “Ebola”, t’ia dimë shyqyrin!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City