LAJMI I FUNDIT:

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

Gazeta më e madhe amerikane, The New York Times, së fundmi ka publikuar një artikull të gjatë për Richard Grenell dhe karrierën e tij politike.

Më saktë, artikulli flet për karrierën e Grenellit gjatë kohës kur në krye të SHBA-së ishte ish-presidenti Donald Trump.

Teksti fillon me ambiciet e Grenellit për t’u bërë Sekretar i Shtetit, nëse Trump fiton zgjedhjet presidenciale.


Bëhet e ditur se gjatë kohës që Trump e zotëronte presidencën amerikane, Grenell ka ushtruar pozita të ndryshme në kabinetin e tij, nga i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, deri te ushtruesi i detyrës së Shefit të Agjencisë së Inteligjencës së SHBA-së.

Në disa paragrafë mjaft interesantë të artikullit flitet edhe për Kosovën, përcjell Telegrafi.

Sipas shkrimit të NYT, Grenell i kishte kërkuar Trumpit t’i bashkohej atij në një vizitë te ish-presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.

Por, siç thekson gazeta, Trump nuk është pajtuar me propozimin e Grenellit.

Aty përmendet edhe koha kur Grenelli tentonte të arrinte paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në fund të vitit 2020, i etur për një grusht shteti diplomatik në ditët e fundit para zgjedhjeve presidenciale, Trump e dërgoi Grenellin në një mision që thuhet të ketë turbulluar diplomatët perëndimorë: Për ta nxitur Serbinë ta njohë Kosovën”.

Shkrimi i NYT përfundon me kohën kur i dërguari special propozoi riemërtimin e Liqenit të Ujmanit si “Liqeni Trump”.

“I sigurt për një marrëveshje, z. Grenell propozoi riemërtimin e një rezervuari industrial që lidh Kosovën dhe Serbinë në ‘Liqeni Trump’ për të përkujtuar arritjet e tij. Por negociatat dështuan pasi Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë njoftoi planet për të paditur zotin Thaçi, presidentin e Kosovës. Serbët dhe shqiptarët në Kosovë, gjithnjë e më të përçarë, ende e quajnë liqenin me dy emra të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk është Trump”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori