Një video e filmuar nga kamera e vendosur në veturën e policisë amerikane, shfaq shkëmbimin e armëve mes policëve dhe një shoferi të dehur i cili filloi i parë të gjuaj në drejtim të tyre.

Zyra e sherifit në Mendocino të Kalifornisë ishin telefonuar se një shofer i dehur ka parkuar veturën në rrugë, duke ia bllokuar lëvizjen e lirë veturave tjera, transmeton Telegrafi.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia takuan një burrë brenda veturës të cilin e pyesin se sa kishte pirë, por pa ndonjë përgjigje.

“Bëni çfarë duhet të bëni në rregull jemi”, dëgjohet duke thënë ky burrë me një dozë nervozizmi, ndërsa e menjëhershme ishte përgjigja edhe e zyrtarit policor i cili insistonte “sa ke pirë”.

Aty gjithçka ndryshon, një polic i thotë burrit “mos e nxjerr, mos e nxjerr” dhe derisa zmbrapseshin ai nxjerr revolen nga brezi dhe shtie në drejtim të tyre.

Megjithatë ata i kundërpërgjigjen duke i shkrepur dhjetëra plumba mbi veturën në të cilën ai gjendej, dhe për pak sekonda arrin të ulet në pjesën e pasme të saj për t’i shmangur plumbat.

Por, pasi dorëzohet, policët për ta pasur situatën nën kontroll e godasin me elektroshok dhe më pas e prangosin për të vazhduar drejt stacionit policor. /Telegrafi/