LAJMI I FUNDIT:

Nxirret në shitje një Tesla Model 3 e shkatërruar në tërësi por që mund të vozitet

Nxirret në shitje një Tesla Model 3 e shkatërruar në tërësi por që mund të vozitet

Xhiro me një makinë që mbushet me rrymë, që nuk e ka kulmin, apo edhe disa pjesë tjera të domosdoshme

Në imazhet e reklamës së postuar në internet, ku dikush e ka nxjerrë për shitje një Tesla Model 3 të shkatërruar në tërësi, shihet një makinë që vështirë të besohet se mund të jetë në funksion, transmeton Telegrafi.

Por, kjo makinë që nuk dihet se si është dëmtuar në këtë mënyrë, mund të vozitet dhe pronari e ka nxjerrë për një xhiro, për ta demonstruar pretendimin e tij.

Duke qëndruar në një kuti, sepse makina nuk ka as karrige, ai e ka vozitur atë nëpër një rrugë të boshatisur, madje edhe me shpejtësi të konsiderueshme.

Megjithëse ka pësuar dëme shumë të mëdha, sistemi i brendshëm i kësaj Tesla është ende në funksion dhe ka mundësi që të rregullohet.

Kjo Tesla Model 3 ka çmim fillestar prej 15 mijë dollarëve, derisa do t’i shitet blerësit që ofron më së shumti. /Telegrafi/