Nxënësit shqiptarë u detyruan të largohen nga gara e matematikës, testet vetëm në gjuhën maqedonase
Dhjetëra nxënës, prindër dhe arsimtarë u mblodhën para objektit të Shkollës fillore “Kliment Ohridski” në Butel të Shkupit. Megjithëse 80 nxënës shqiptarë nga klasa e pestë deri të nëntën ishin përgatitur për garat komunale në lëndën e matematikës, atyre testet u dhanë vetëm në gjuhën maqedonase, gjë e cila ka revoltuar mësimdhënësit nga tri shkollat e kryeqytetit që merrnin pjesë në këtë garë. Ata thanë se nxënësve shqiptarë ju mohua e drejta themelore për testim në gjuhën amtare dhe e bojkotuan garën.
“Presim qe një orë e gjysmë dhe nuk bënë zgjidhje, ne morëm vendim që komplet tri shkollat shqipe në Komunën e Butelit që testin sot ta bojkotojmë sepse nuk ka ekzemplarë në gjuhën shqipe. I tërhoqëm nxënësit, këtu janë edhe prindërit që na përkrahin që tja bëjmë me dije organizatorit se këtu ka një përqindje të madhe të shqiptarëve në tri shkolla të Butelit dhe të bëhet organizimi si duhet”, tha arsimtari Salaudin Hamidi.
Arsimtarët e matematikës thonë se për këtë test nxënësit kanë paguar nga 300-500 denarë dhe tani në mënyrë të padrejtë janë diskriminuar për të shprehur dituritë e tyre në konkurrencë me moshatarët.
“Testi është i organizuar nga Lidhja e matematicientëve të Maqedonisë në nivel republikan, edhe gjatë ushtrimit të detyrave që i kanë postuar në ueb faqen e tyre, jemi detyruar që ti marrim të përkthejmë detyrat nga maqedonisht në shqip pasi që nxënësit kanë hasur në shumë probleme terminologjike”, shtoi arsimtarja Nurtene Rama.
Prindërit janë edhe më të revoltuar nga që akoma ekzistojnë individ të tillë që nxisin urrejtje ndër etnike ndërmjet nxënësve të shkollave fillore në Shkup, në një nga komunat më të ndjeshme, siç është Buteli.
“Jam shumë e dëshpëruar sepse flitet gjithmonë se ka dygjuhësi por unë nuk po e shoh asnjëherë, as në dokumente të shkollës, të cilët shpesh i kam refuzuar sepse nuk e kuptoj gjuhën maqedonase dhe më takon ti kemi në gjuhën amtare. Por, pse vjen puna edhe në gara të bëhet ky diskriminim është turp”, u shpreh prindi Haxhere Hasa.
Nga drejtoria e Shkollës “Kliment Ohridski” distancohen nga kjo mosmarrëveshje pasi që shkolla tyre ka shërbyer vetëm si objekt i mbajtjes së testimit dhe testet e dërguara ka qenë vetëm maqedonisht. Nga Lidhja e matematikanëve të Maqedonisë, të cilët organizojnë garën, përmes telefonit na thanë se pako të testeve që kanë dërguar në këtë shkollë nuk ka pasur edhe në shqip për shkak të sic thonë problemit me transportin dhe se më vonë i kanë dërguar me e-mail. Por arsimtarët theksojnë se në problem të njëjtë kanë hasur edhe vitin e kaluar po në të njëjtën shkollë. Kujtojmë që ky testim bëhet në kuadër të plan programit shkollor që u takon me ligj përkatës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit