LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e Podujevës tentojnë të shkojnë në ekskursion pa leje të Drejtorisë së Arsimit

Nxënësit e Podujevës tentojnë të shkojnë në ekskursion pa leje të Drejtorisë së Arsimit

Nxënësit e tri shkollave të mesme të Komunës së Podujevës, të cilët kishin planifikuar që sot të realizonin një ekskursion nëpër Kosovë, nuk kanë arritur të nisen me autobusë nga stacioni i autobusëve të Podujevës.

Kjo pasi që nxënësit e shkollave të mesme “Isa Boletini”, “Aleksandër Xhuvani” dhe “Fan S.Noli”, nuk kanë kërkuar leje nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Podujevës, raporton Indeksonline.


Këtë e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit të Policisë në qytetin e Podujevës, Bekim Bislimi.

“Policia me kërkesën e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Podujevë, ka marrë aksion për të ndaluar nisjen e nxënësve për ekskursion në Kosovë, pasi që ata janë nisur me vet iniciativë dhe pa lejen e shkollave përkatëse”, ka thënë Bislimi.

Njëri nga nxënësit ka thënë se nxënësit e tri shkollave janë mbledhur në parkingun e Pallatit të Rinisë, nga ku po tentojnë të nisen për ekskursion.

“Jemi në parking ku nga 90 nxënës po hipin në një autobus. Ne nuk kemi kërkuar leje për ekskursion. E autobusët po ashtu po ndalohen nga inspektorët sepse nuk kanë licenca. Për këtë shkak, nxënësit e Podujevë janë detyruar që të vijnë në Prishtinë në forma të ndryshme, me taksi apo autobus tjerë dhe të nisemi nga këtu”, ka thënë ai.
ekskursion2

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori