Emergjencat civile bëjnë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shfaqur 11 vatra zjarri.
Situata më problematike ishte në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër janë djegur.
Emergjencat japin detaje sipas qarqeve: QARKU FIER Në qarkun e Fierit zjarri i rënë në mesditë në një kodër të fshatit Selitë, Njësia Administrative Selitë, Mallakastër ka djegur një sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer nuk u angazhuan automjetet e zjarrfikësve dhe zjarri është fikur me mjete rrethanore nga zjarrfikëset në bashkëpunim me punonjësit e pyjores dhe komunitetin.
QARKU BERAT Në qarkun e Beratit ka pasur 3 vatra zjarri ku më problematikja ka qenë në lagjen “Qafa e Kalasë”, poshtë shpatit të kalasë të qytetit Berat. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe prej rreth 6 ha me shkurre e ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër. Ndërkohë në fshatin Malinat, Njësia Administrative Velabisht, bashkia Berat flakët kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe 30 pemë frutore.
QARKU DIBËR Në qarkun e Dibrës, në vendin e quajtur Lura nr.2 në fshatin Pregj Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu dhe pishe. Për shkak të terrenit të thyer, automjetet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shuarjen e këtij zjarrit. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe pylli prej rreth 0.5 ha. Forcat vullnetare ende vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit, por era e fortë vazhdon të favorizojë përhapjen e flakëve. Zjarr ka pasur edhe në fshatin Vajkal të bashkisë së Bulqizës. Si pasojë e flakëve është dëmtuar një banesë e braktisur si dhe është djegur një sipërfaqe prej rreth 1.5 dynym me shkurre dhe ferra. Pas ndërhrjes së zjarrfikësve është bërë edhe shuarja e flakëve.
QARKU SHKODËR Në qarkun e Shkodrës një vatër zjarri e rënë në një pyll me pisha të larta në fshatin Lajthizë, Njësia Administrative Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz ka rrezikuar edhe disa banesa. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u përshkrua nga flakët rreth 1 dynym pyll pishe.
QARKU TIRANË Në fshatin Zhabjak, Njësia Administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra, ullishte e pemë frutore. Zjarrifikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve të cilat rrezikonin disa banesa në fshatin Zhabjak. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra, rreth 16 rrënjë ullinj dhe rreth 12 pemë frutore. Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë këputja e telave elektrikë të tensionit të lartë në këtë zonë të fshatit. Një zjarr tjetër ka rënë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Sinaballaj, Njësia Administrative Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 3 ha me shkurre dhe ferra. Në fshatin Mjull Bathore në zonën e Saukut të Vjetër, Njësia Administrative Nr. 2, bashkia Tiranë si pasojë e një zjarri u dogjën 3 rrënjë ullinj. Në fshatin Harizaj, Njësia Administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë ka rënë një zjarr tjetër ku 3 banesa që ndodheshin shumë pranë vatrave të zjarrit rrezikoheshin. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Nga zjarri u dogjën një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe 3 rrënjë ullinj.
QARKU ELBASAN Një zjarr ka rënë zjarr në një supërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ullishte në qytetin e Elbasanit. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe vetëm 1 rrënjë ulliri. Duke qenë se ndodhemi në një periudhë me mot shumë të nxehtë dhe rreziku i zjarreve është i lartë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile edhe një herë i bën thirrje komunitetit për kujdes maksimal. Prefektët e qarqeve kane nisur ngritjen e shtabeve te emergjencave. Per çdo rast ata duhet të njoftojnë për mbështetje Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, pa lejuar që zjarret të marrin përmasave të papërballueshme. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile edhe një herë u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3