Shumë nxehtë për të qëndruar të vëmendshëm.

Vapa në kryeqytet ua bëri të vështirë betimin ushtarëve gjermanë gjatë ceremonisë shtetërore.


Rreth 400 rekrutë u rreshtuan në Bendlerblock në Tiergarten për të bërë betimet e tyre në 78-vjetorin e atentatit të dështuar ndaj Adolf Hitlerit.

Screenshot 3 52

Por shumë u prekën jashtëzakonisht nga temperaturat dhe u alivanosen, raporton bild.

28 rekrutë patën probleme të qarkullimit të gjakut gjatë ngjarjes dhe u desh të trajtoheshin nga mjekët.

"Të gjithë të prekurit tani janë kthyer tek të afërmit e tyre - ne jemi shumë të lumtur për këtë!", shkruan Ministria e Mbrojtjes në Twitter në mbrëmje.

Tre prej tyre u dërguan gjithashtu në spitalin e Bundeswehr për trajtim, tha një zëdhënës. /Telegrafi/