Nutricionistët konstatojnë se kjo është recetë ultimative për stomak të rrafshët (është shumë e thjeshtë)
Edhe pse ju duket shumë e thjeshtë, mund të jetë goxha e efektshme. Juve si ju duket?
Edhe pse na duket tepër e mirë për të qenë e vërtetë, duket që vërtet ekziston receta e përsosur për stomak të rrafshët – dhe të gjithë përbërësit me siguri aktualisht i keni në kuzhinat tuaja, transmeton Telegrafi.
Sipas konstatimeve të ekspertëve për STEP-in2, ekziston një recetë ultimative dhe më e mirë për ujë vitaminoz e cila na ndihmon që të eliminojmë dhjamin nga stomaku, mirëpo edhe fryrjen dhe stomaku ynë bëhet i rrafshët mu ashtu siç kemi dëshiruar gjithmonë.
Të gjithë përbërësit që do t’ju nevojiten për këtë recetë të thjeshtë nuk kushtojnë më shumë, ndërkaq trupi juaj do të jetë posaçërisht falënderues nëse këtë ujë do ta konsumoni rregullisht. Dhe me këtë rast, në rend të parë, mendojmë për stomakun tuaj.
Përbërësit e nevojshëm:
– gjashtë gota ujë,
– një lugë e madhe xhenxhefil,
– një kastravec i freskët i prerë në rrathë,
– një limon gjithashtu i prerë në rrathë,
– gjysmë gote fletë mente.
Këta përbërës bashkoni dhe qitni në një enë të madhe apo në një kavanoz dhe lini të qëndrojnë tërë natën.
Pastaj, të nesërmen, uji vitaminoz do të jetë i gatshëm për përdorim, do t’ju mbajë të ngopur, do t’ju ndihmojë t’i nxirrni nga trupi toksina, do t’ju ndihmojë në hidratimin dhe me sukses do të humbni kilogramët e tepërt.
A jeni të gatshme ta provoni?
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë