LAJMI I FUNDIT:

Nusret realizon ëndrrën, takohet me Al Pacinon

Nusret realizon ëndrrën, takohet me Al Pacinon
(Foto: Instagram/nusr_et)

Kuzhinieri i shumëpopullarizuar, Nusret Gokce, më në fund e ka realizuar ëndrrën e tij duke u takuar me legjendën e ekranit, Al Pacino.

I njohur në gjithë botën me nofkën ‘Salt Bae’, ai jorrallëherë në improvizimet dhe imazhet e shpërndara në rrjetet sociale, ka pozuar sipas karaktereve të ikonës hollivudiane.

Për më shumë, së fundmi, Nusret postoi një video duke improvizuar një skenë nga kult filmi “The Godfather”, me protagonist pikërisht Pacinon.


(Foto: Instagram/nusr_et)

“Ëndrra ime u bë realitet”, është përshkrimi i fotografive që i ka publikuar në Instagram, e në të cilat ka pozuar me aktorin e famshëm.

Ndryshe, Nusret Gokce u bë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së tij të veçantë të kriposjes së mishit, ndërsa tash është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”.

(Foto: Instagram/nusr_et)

Fama e Gokces u rrit jashtëzakonisht shumë edhe për mënyrën e prerjes së mishit, derisa arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në rrjetet sociale. Ai numëron mbi 35 milionë ndjekës në Instagram.

37-vjeçari restorantin e parë e kishte hapur në Stamboll (2010), ndërsa pas dy vitesh e zgjeroi biznesin në Dubai. Një vit më pas, shkoi edhe në Abu Dhabi, ndërsa ka hapur restorante edhe në kryeqendrat tjera botërore, si Ankara, Miami, New York e shumë lokacione të tjera. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/nusr_et)

(Foto: Instagram/nusr_et)

(Foto: Instagram/nusr_et)

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori