Nuredini: Të hollat e grumbulluara nga qeset e plastikës, do të investohen në infrastrukturë
Në fillim të vitit të ardhshëm Ministria e Ekologjisë do të vërë në zbatim paratë e mbledhura nga shitja e qeseve të plastikës. Deri në fund të shtatorit në këtë fond për menaxhim me mbeturinat janë grumbulluar 96 milion denarë që do të investohen në infrastrukturë për selektim të mbeturinave . Së pari komunat do të furnizohen me kontejner për selektim të mbeturinave, por për të përfituar këtë duhet të plotësojnë disa kushte.
“Ideja është që të blihen pesë mijë kontejner që do t’i ndajmë për të gjitha komunat në vend. Për selektim të letrës, plastikës, konservave. Por komunat do të mund t’i marrin ato kontejner vetëm nëse nënshkruajnë marrëveshje me përpunuesit kolektiv të mbeturinave”, u shpreh Naser Nuredini- Ministër për Mjedis Jetësor.
Në një takim me gazetarët, ministri i Ekologjisë tha detaje për disa nga projektet më të mëdha që janë në proces e sipër për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit, kanalizimit, përmirësimit të cilësisë së ajrit e të cilat janë një nga kushtet e anëtarësimit në BE. Vetëm për projektet për ndërtim të infrastrukturës për menaxhim të mbeturinave dhe të ujërave nevojitet buxhet prej së paku 3 miliardë euro.
“Fuqia jonë aq është. Ai është buxheti ynë. Dhe ju lutem kur shikoni buxhetin, mos mendoni se vetëm atë buxhet që ka ministria vetëm ajo do të investohet. Nuk është ashtu, sepse kemi mundësinë e kredive, për ujin 50 milion euro të siguruara, 55 milion marrim për deponitë, 126 milion është vetëm huamarrje, shtuar edhe 77 milion për stacionin e pastrimit në Shkup, tha Naser Nuredini- Ministër për Mjedis Jetësor.
Sa i përket ndotjes së ajrit, Nuredini edhe njëherë apeloi deri tek institucionet që të mos përdorin mazut, pasi sipas informacioneve të tij vendi ka sasi gazi të mjaftueshme./Alsat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe