LAJMI I FUNDIT:

Nurboja: Erdhi dita për bujqësinë

Nurboja: Erdhi dita për bujqësinë

Bashkim Nurboja, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka sqaruar se çfarë nënkupton çmimi për dysheme për produkte bujqësore.

“Diferencën në mes të çmimit të tregut dhe çmimit dysheme do ta mbulon qeveria, normal brenda një sistemi të evidentuar që, poashtu, do të shërben në formalitetin e ekonomisë. Me Lëvizjen Vetëvendosje!, kjo politikë do të zbatohet në sektorin e bujqësisë për ato kultura të cilat kanë potencial dhe janë më interes për industrinë përpunuese”, ka shkruar në Facebook, Nurboja.


Postimi i plotë:

Çmimi dysheme për produkte bujqësore

Me çmime dysheme nënkuptojmë, që produktet bujqësore të caktuara nuk bënë të shiten më pak se një çmim i paraparë. Diferencën nëmës të çmimit të tregut dhe çmimit dysheme do ta mbulon qeveria, normal brenda një sistemi të evidentuar që, poashtu, do të shërben në formalitetin e ekonomisë. Me Lëvizjen Vetëvendosje!, kjo politikë do të zbatohet në sektorin e bujqësisë për ato kultura të cilat kanë potencial dhe janë më interes për industrinë përpunuese.

Me çmimin dysheme bujqit do të jenë në gjendje me bë projektime për të ardhurat e tyre, sepse paraprakisht do ta dijë çmimin e produkteve që do ti shet. Kjo do ta lejon bujkun që të ketë vëmendjen në rendiment.

Në të njëjtën kohë, reformimin dhe ndryshimi i politikave të subvencioneve për bujqësi është i domosdoshëm. Të gjithë bujqit do të kenë qasje në grante dhe subvencionce, e jo si ka qenë deri me tani, që vetëm disa persona e kanë gëzuar këtë të drejtë.

Erdhi dita për bujqësinë.

#VV #126

Numri im në listën e LVV! është 64. /Telegrafi/