Numri i sulmeve ndaj myslimanëve dhe objekteve islamike në Gjermani është rritur vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme.

"Vitin e kaluar, autoritetet regjistruan të paktën 901 sulme ndaj myslimanëve dhe objekteve islamike, një rritje prej dy për qind krahasuar me vitin 2019", tha ministria e brendshme në përgjigje të një kërkese nga grupi parlamentar i Partisë së Majtë në Bundestag.


Shumica e sulmeve, duke filluar nga sulmet verbale dhe fizike ndaj njerëzve me karakteristika myslimane si shamia tradicionale e kokës te mbishkrimet anti-islamike në xhami, përfshinin anëtarë të së djathtës radikale, transmeton Telegrafi.

f28188affc84c2669455de3e4e3d4f23v1 max  b3535db83dc50e27c1bb1392364c95a2

Gjatë sulmeve u plagosën 48 vetë, e cila, sipas të përditshmes Neue Osnabrücker Zeitung (NOZ), është një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 2019 kur u plagosën 34 persona.

"Ky është vetëm maja e ajsbergut. Shumica e sulmeve nuk raportohen nga ata që preken për shkak të turpit ose sepse shmangin kontaktet me autoritetet", pohoi Ulla Jelpke, politikane e Partisë së Majtë.

Ajo tha se rritja e numrit të sulmeve është shqetësuese, veçanërisht nëse merreshin parasysh masat e mbylljes dhe mundësia e lidhur e zvogëluar e kontakteve në hapësirën publike. /Telegrafi/