LAJMI I FUNDIT:

Numri i asamblistëve që pritet t’i kenë partitë politike në Prishtinë

Numri i asamblistëve që pritet t’i kenë partitë politike në Prishtinë

Më 17 tetor në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale, ndërsa sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh.

KQZ po ashtu në web faqen zyrtare ka publikuar edhe të dhënat për kuvende komunale. Në komunën e Prishtinës, në Asamblenë Komunale do të jenë 51 asamblistë, kurse sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë 17 ulëse,  me 34,20 përqind të votave, transmeton Telegrafi.


Bazuar në të dhënat e deritanishme, e të cilat nuk janë përfundimtare, Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të ketë 13 asamblistë, kurse Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 9 ulëse, ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ketë 5  vende.

Sipas të dhënave për Kuvende Komunale, Aleanca Kosova e Re do të ketë 3 asamblistë, dhe Lëvizja për Bashkim një asamblist.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, kurse Prishtina do të jetë në balotazh me dy kandidat, Arben Vitia nga LVV dhe Përparim Rama LDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori