LAJMI I FUNDIT:

Numrat që i pa në ëndërr, shkoi i luajti në loto – amerikanja fiton 50 mijë dollarë

Numrat që i pa në ëndërr, shkoi i luajti në loto – amerikanja fiton 50 mijë dollarë

Një grua nga Maryland fitoi 50 mijë dollarë nga një shorte i llotarisë Pick 5, duke përdorur një seri numrash që i erdhën në ëndërr.

Gruaja nga Prince George’s County tregoi për zyrtarët e Llotarisë së Marylandit se në dhjetor kishte parë një ëndërr ku i shfaqej një seri numrash që i mbetën në mendje pasi u zgjua. Më pas, ajo përdori numrat 9-9-0-0-0 për të blerë një biletë Pick 5 në Zip In Mart, në Oxon Hill.

“Po vonoheshim dhe gati sa nuk e harrova ta luaja. Por e dija që duhej patjetër të luanim ato numra nga ëndrra ime”, deklaroi ajo.


Numrat i siguruan gruas një çmim prej 50 mijë dollarësh në shortin e mbrëmjes së 20 dhjetorit, shkruan upi.com.

“Gruaja ime ma tregoi, por nuk më dukej reale. Por kur prekja e Midasit të vjen, shpresoj të jesh gati, dhe fatmirësisht, ne ishim”, tha bashkëshorti i fitueses.

Çifti tha se ende po shqyrton opsionet se si do ta përdorin çmimin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Interesante
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante

"Dy këmbë në të njëjtën kohë", astronauti nxit reagime me mënyrën se si i vesh pantollonat në hapësirë

Fun
Kalo në kategori