Numërohen 61 përqind e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas KSHZ-së, me 61% të votave të numëruara deri tani në Tetovë, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.
1. Stevo Pendarovski - 1.049 | 4,27%
2. Gordana Siljanovska-Davkova - 2.913 | 11,85%
3. Stevçe Jakimovski - 42 | 0,17%
4. Bujar Osmani - 9.486 | 38,60%
5. Biljana Vankovska - 431 | 1,75%
6. Arben Taravari - 9.041 | 36,79%
7. Maksim Dimitrievski - 473 | 1,92%
Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues./Telegrafi/


















































