LAJMI I FUNDIT:

Numan Baliq nuk e pranon fajësinë për sulm seksual

Numan Baliq nuk e pranon fajësinë për sulm seksual
Foto: Arkiv

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, u deklarua i pafajshëm për veprën penale “sulm seksual” në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Pejë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardiana Veseli, i akuzuari Baliq nuk e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.


Në këto rrethana, gjykatësi Shaqë Curri e njoftoi atë dhe mbrojtësen e tij, avokaten Aurora Mulhaxha, lidhur me të drejtën për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës, në afat prej 30 ditësh.

Ngritet aktakuzë ndaj ish-ministrit Numan Baliq për sulm seksual
Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë ndaj ish-ministrit Numan Baliq për sulm seksual
\

Pas kësaj, avokatja Mulhaxha kërkoi që klientit të saj t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me ndonjë masë tjetër, për të cilin propozim prokurorja Veseli deklaroi se ia lë në vlerësim gjykatës për të vendosur.

Deklarim të njëjtë me atë të prokurores pati edhe mbrojtësi i viktimave, Demë Hasanaj.Kurse i akuzuari Baliq tha se e mbështetë fjalën e mbrojtëses së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kam qenë që 55 dite pa faj në paraburgim, e ky është një montazh. Është një vendim i drejtë nëse unë mbrohem ne liri, se jam i pafajshëm, apo eventualisht të me caktohet ndonjë masë tjetër”, deklaroi Baliq.

Gruaja që pretendon se u ngacmua seksualisht nga Numan Baliq, rrëfen se si ndodhi e gjitha
Lexo po ashtu Gruaja që pretendon se u ngacmua seksualisht nga Numan Baliq, rrëfen se si ndodhi e gjitha

Lidhur me këtë, gjykatësi Curri deklaroi se do të vendosë me shkrim, për çka palët do të njoftohen me kohë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, e ngritur më 29 shtator të këtij viti, i pandehuri Numan Baliq akuzohet se me 12 gusht të këtij viti, në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrin të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e me pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori