LAJMI I FUNDIT:

Nuk u paraqit asnjë kandidat, anulohet konkursi për drejtor të Spitalit të Mitrovicës

Nuk u paraqit asnjë kandidat, anulohet konkursi për drejtor të Spitalit të Mitrovicës

Për më shumë së një muaj qëndroi i hapur konkursi për drejtor të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, dhe për gjatë kësaj kohe nuk u paraqit asnjë kandidat për këtë pozitë.

Kësisoj, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi para disa ditësh për anulimin e këtij konkursi, transmeton Telegrafi.

Konkursi që u hap më datën 9 shkurt, u anulu më datën 15 mars.


“Për shkak se nuk është paraqitur asnjë kandidat, anulohet pjesërisht Konkursi Publik me nr. 496 i datës 09.02.2024, pozita nr. 1. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e bërë nga SHSKUK.

Përveç kritereve të përgjithshme ( Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të ketë zotësI të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi, të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët, të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse; të mos i jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashe (vërtetim nga gjykata), të mos ketë në fuqi masa disiplinore për shkelje të rëndë në institucionet publik), SHSKUK kishte njoftuar edhe për kriteret e kërkuara për këtë pozitë.

Por cilat ishin kriteret e kërkuara nga SHSKUK për këtë pozitë?

Të këtë arsim të lartë universitar: shkencat mjekësore, juridik, ekonomik dhe administratë publike, diploma me të paktën 240 Kredi/ECTS(kopja e diplomës);

–  të ketë të paktën 4 vite përvojë pune profesionale, prej tyre 2 vite në pozita udhëheqëse (vërtetim nga punëdhënësi dhe pasqyrën nga Trusti);

– shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike:

– njohje e mirë e sistemit shëndetësor dhe organizimit të punës në institucionet e kujdesit shëndetësor;

– njohuri e legjislacionit në përgjithësi dhe të atij në fushën e shëndetësisë në veçanti;

– njohuri në fushën e menaxhimit të financave publike;

– aftësi të mira komunikuese në të folur dhe në të shkruar;

– aftësi për punë ekipore;

– njohje e punës me kompjuter (Word, Exel etj)

Ndryshe, para pesë muajsh, Luljeta Buçinca – Zhubi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në ketë spital.

“Arsyeja e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të spitalit është përkushtimi si infektologe e vetme regjionale”, kishte thënë ajo për Telegrafin.

Pas saj, dorëheqje nga pozitat udhëheqëse kishin dhënë edhe disa zyrtarë shëndetësorë  me arsyen se nuk kanë mundur të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë të pavarur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Steinbaum: Kosova të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me SHBA-të

Steinbaum: Kosova të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me SHBA-të

Lajme
Arabia Saudite hap dyert për shqiptarët: Ejani dhe nuk do të zhgënjeheni

Arabia Saudite hap dyert për shqiptarët: Ejani dhe nuk do të zhgënjeheni

Lajme
Arrestohet një polic dhe një zyrtar doganor, të dyshuar për korrupsion

Arrestohet një polic dhe një zyrtar doganor, të dyshuar për korrupsion

Lajme
“Skijuam në tri vende për një ditë”: Rrëfimi i gazetares për udhëtimin magjepsës në vendin ku takohen Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi

“Skijuam në tri vende për një ditë”: Rrëfimi i gazetares për udhëtimin magjepsës në vendin ku takohen Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi

Lajme
Osmani me nënën dhe motrat e saj kryejnë mamografinë në QKUK: Zbulimi i hershëm shpëton jetë

Osmani me nënën dhe motrat e saj kryejnë mamografinë në QKUK: Zbulimi i hershëm shpëton jetë

Lajme
Kastrati: Kurti po i frikësohet burgut, ky është fundi i tij

Kastrati: Kurti po i frikësohet burgut, ky është fundi i tij

Politikë
Kalo në kategori