LAJMI I FUNDIT:

Nuk do t’ju tregojë se ç’ëndërr ka parë mbrëmë? Atëherë në ëndërr me siguri u ka ndodhur kjo!

Nuk do t’ju tregojë se ç’ëndërr ka parë mbrëmë? Atëherë në ëndërr me siguri u ka ndodhur kjo!

Derisa meshkujt kryesisht ëndërrojnë për gjërat e këndshme dhe emocionale, ja çfarë ëndërrojnë femrat dhe cili është shkaku i anktheve të tyre të natës

Do të pajtoheni që tradhtia e çfarëdo lloji qoftë nuk është aspak e këndshme, prandaj nëse keni ëndërruar që jeni të tradhtuara, me siguri keni përjetuar emocione të pakëndshme në atë ëndërr, dhe ankth të madh në gjumë.

Një studim të ri ka konstatuar që femrat kanë më shumë ankthe në gjumë sesa meshkujt. Më së shpeshti ëndërrojnë për atë që partnerët po i tradhtojnë. Pastaj pasojnë rënia e dhëmbëve, ndjekja dhe merimangat, transmeton Telegrafi.


ë

Meshkujt ëndërrojnë për fluturimet, takimet me një bukuroshe të panjohur apo që kanë gjetur para.

Kompania e cila prodhon krevate “Amerisleep”, ka bërë hulumtimin e së paku 2.000 personave, të cilin e ka botuar në “Daily Mail”.

Ëndrra më e shpeshtë e të dy gjinive është të dashuruarit dhe seksi me dikë me të cilin nuk do të guxonin ta bënin. Rreth 51 për qind ëndërron që dikush i ndjek, 38 për qind për kthimin në bankat shkollore.

Edhe te meshkujt shfaqen ankthe në gjumë, mirëpo ata kryesisht ëndërrojnë për gjëra emocionale dhe të këndshme.

ëëë

Psikologët me decenie përpiqen të identifikojnë prejardhjen e dallimeve në ëndërrime midis gjinive. Ankthet në gjumë krijojnë shumë pengesa.

Femrat janë më të dobëta ndaj ankthit se sa meshkujt. Ato janë të përqendruara në problemet e veta edhe më shumë, u kujtohen ëndrrat të cilat fokusojnë telashet.

Një të katërtave të femrave, 28 për qind, u kujtohen ëndrrat pothuajse të çdo nate, në krahasim me 14 për qind të meshkujve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shenjat e horoskopit që sabotojnë vetë lumturinë: Çfarë betejash të brendshme përjetojnë?

Shenjat e horoskopit që sabotojnë vetë lumturinë: Çfarë betejash të brendshme përjetojnë?

Astrologji
Mos e pastroni parketin dhe laminatin në këtë mënyrë: Vetëm do t’i dëmtoni

Mos e pastroni parketin dhe laminatin në këtë mënyrë: Vetëm do t’i dëmtoni

Bëje vet
Dy komplimente të mëdha që fshehin një presion të heshtur dhe manipulim emocional: Është bukur t’i dëgjosh, por…

Dy komplimente të mëdha që fshehin një presion të heshtur dhe manipulim emocional: Është bukur t’i dëgjosh, por…

Lifestyle
Femrat duan që meshkujt t’i dinë këto gjëra për seksin oral

Femrat duan që meshkujt t’i dinë këto gjëra për seksin oral

Intimitet dhe Pasion
Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Bëje vet
Litar, ritëm dhe djersë: Si të digjni kalori më shumë se me vrap

Litar, ritëm dhe djersë: Si të digjni kalori më shumë se me vrap

Kardio ushtrime
Kalo në kategori