LAJMI I FUNDIT:

Nuk do ta besoni sesi Julia Roberts çlirohet nga stresi

Nuk do ta besoni sesi Julia Roberts çlirohet nga stresi

Edhe pse është një yll i madh, Julia Roberts praktikon diçka që shumë zonja e kanë harruar në kohën e lirë për t’u çlodhur

Një nga aktoret më të bukura dhe më të famshme, Julia Roberts, nuk është një person që do ta shohë veten vetëm në pasqyrë dhe do të shqetësohet se si duket.

Për të mjafton një aktivitet i thjeshtë për t’u qetësuar dhe për t’u relaksuar, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për punët e dorës, më saktë për qepjen dhe thurjen, që janë gjithnjë e më pak të pranishme në jetën e grave moderne.

– Kam një dhomë të vogël dhe një makinë qepëse dhe gjithçka që më nevojitet për thurje, gjilpëra, copa, fije dhe materiale. Është vendi im i qetë, këndi im ku shkoj kur dua të pushoj dhe të jem pak e vetmuar – ka treguar aktorja.

Julia është nënë e tre fëmijëve dhe kur ishin të vegjël nuk kishte shumë kohë për t’u marrë me pasionin e saj, sepse detyrimet dhe aktivitetet e fëmijëve ishin të shumta. Megjithatë, ajo u përpoq të vidhte disa momente për të qenë kreative, në vend që, për shembull, të shkonte në një manikyr, gjë që do ta bënin shumë femra të tjera.

– Pamja ime nuk është e para. Për mua është më e rëndësishme të jem i lumtur, të bëj atë që më plotëson në atë moment – shpjegoi Roberts. /Telegrafi/