Nuk po bie dot nga pesha? Atëherë nuk i respekton tre rregullat e mëngjesit
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës për shumë arsye. Por është shumë e domosdoshme të dish që këtë vakt po e merr rregullisht dhe në mënyrë të shëndetshme
Nëse do të humbasësh peshë dhe je me dietë, këtu janë disa rregulla që duhet t’i marrësh në konsideratë ndërsa je duke konsumuar vaktin e parë të ditës.
Ha shpejt! Studimet kanë zbuluar se nëse e konsumon mëngjesin shpejt e shpejt dhe në këmbë ndihmon metabolizmin të fillojë tretjen. Por jo vetëm kaq.
Kjo ndihmon edhe që të ndihesh e ngopur dhe të mos kesh uri që më vonë mund të ndikojë të bësh zgjedhje të gabuara për drekën apo për darkën.
Duke përfituar nga koha që trupi është duke djegur kalori, përpiqu që ta hash mëngjesin shpejt e shpejt menjëherë pas vrapit apo ushtrimeve.
Kujdes me zgjedhjen! Qëndro sa më larg ushqimeve që mund të shkaktojnë një fryrje barku apo më keq akoma që në mëngjes.
Në vend të tyre, përdor ushqime të cilat ndihmojnë tretjen, por edhe kanë vlera ushqimore për të siguruar ngopje në pjesën e parë të ditës.
Ushqimet që përmbajnë shumë fibra dhe proteina janë zgjedhja më e mirë për të mbajtur të ngopur dhe për një ditë energjike. Poooor, kujdes me sheqerin! Mëngjesi nuk duhet të përmbajë shumë sheqer.
Ndaje në porcione! Një mëngjes i plotë dhe i tejmbushur do të ndihmojë të ndihesh e ngopur, por mos harro se do të humbasësh peshë dhe nuk duhet ta teprosh me masën.
Të gjitha kaloritë që merr nga mëngjesi, por edhe vaktet e tjera gjatë ditës duhet t’i kesh nën kontroll, kështu që duke zvogëluar porcionet pak nga pak çdo ditë, do ta kesh më të lehtë të biesh nga pesha shëndetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër