LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni arrin në 8.3 për qind në tetor

Nuk ndalet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni arrin në 8.3 për qind në tetor
Foto: Olsi Shehu/Anadolu Agency

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Shqipëri, ndonëse ritmet janë ngadalësuar muajt e fundit.

Sipas institutit kombëtar të statistikave INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit, ose ndryshe inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, arriti në 8.3 për qind, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po e merrte veten nga kriza që shkaktoi në ekonomi rënia e piramidave.


Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor është 8.3 për qind, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 2.4 për qind.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor krahasuar me shtatorin është 0.4 për qind. Në shtator inflacioni kishte arritur një tjetër rekord të 24 viteve të fundit, në 8.2 për qind.

Ushqimet dhe karburanti janë produktet që janë bërë më të shtrenjta për familjet shqiptare.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me një rritje prej 5.09 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me 1.00 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rritën 0.70 pikë përqindje, ndërkohë që çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 0.48 pikë përqindje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori