LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalet Como, Fabregas siguron shërbimet e talentit të Barcelonës

Nuk ndalet Como, Fabregas siguron shërbimet e talentit të Barcelonës

Como ka arritur një marrëveshje verbale për të siguruar shërbimet e Alex Valle nga Barcelona.

Ky transferim vjen pas lajmeve që u publikuan dy javë më parë, kur u bë e ditur se klubi italian ishte në negociata për të riun e Barçës.

Sipas burimeve të ekspertit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, lojtari do të largohet nga Barcelona me një marrëveshje huazimi.


Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Lexo po ashtu Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit

Celtic, i cili gjithashtu ishte i interesuar për Vallen, ka hequr dorë nga huazimi i tij pasi po fokusohet te Kieran Tierney për vitin e ardhshëm.

Marrëveshja përfshin një klauzolë çmimi prej gjashtë milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit.

I harruar nga të gjithë, Dele Alli po rikthehet ta vazhdojë karrierën në Serie A
Lexo po ashtu I harruar nga të gjithë, Dele Alli po rikthehet ta vazhdojë karrierën në Serie A

Valle tashmë ka të aranzhuar testet mjekësore, dhe transferimi pritet të finalizohet pasi të kompletohen dokumentet e nevojshme.

Alex Valle, i njohur për potencialin e tij të madh, cilësohet si një nga talentët më premtues të klubit katalunas, dhe transferimi i tij te Como mund të jetë një hap i rëndësishëm për t’u rritur edhe më tej si lojtar.

Vlen të ceket se Como po vazhdon të shtojë cilësitë në radhët e tyre, pasi ditë më parë – ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas ka shtuar edhe ish-yllin e Tottenhamit, Dele Alli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori