LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ma ndiente nëse nuk shisja”

“Nuk ma ndiente nëse nuk shisja”

Isaac Hayes – këngëtari i albumit “Hot Buttered Soul” që u lansua më 1969 – theu rregullat dhe frymëzoi format e reja të muzikës.

Pesëdhjetë vite më parë, psikodelia u bashkua me muzikën soul. Takimi i parë i tillë ndodhi me The Chambers Brothers dhe hitin e tyre të vitit 1968, “Time Has Come Today”. Por, Hayes bëri diçka që nuk bëri asnjë artist me ngjyrë. Me vetëm katër këngë, ai çliroi të tjerët nga komercialja. Kështu, hapi dyert për artistët tjerë, si: Curtis Mayfield, George Clinton, Marvin Gaye, The Isley Brothers etj.


Më 1968, Hayes lansoi albumin e parë “Presenting Isaa Hayes”, një punë që paralajmëroi mënyrën e tij unike të krijimit. Thuhet se albumi u incizua kur ekipi ishte i dehur.

“Nuk ma ndiente nëse nuk shitja”, ka thënë ai. “Shkoja në anën e duhur artistike. Kisha shansin të shprehja veten e jo të ndalem. Ajo që doja të thosha nuk thuhej në dy minuta e tridhjetë sekonda”.

Në fakt, këngët në albumin “Hot Buttered” arrinin në 19 minuta (“By the Time I Get to Phoenix”).

Hayes dekonstruktoi këngët e tij, duke i përdorur meloditë e tyre thjesht si sugjerime për zgjatje dhe kthime. Pastaj, tronditi meloditë me kitara psikodelike. Mbi këto këngë oqeanike, Hayes trajtoi këngëtarët përcjellës ose si sirena ose si dëshmitarë, duke i joshur dhe pasqyruar në masë të barabartë. Ai gjithashtu punoi me orkestrimet duke krijuar stilin që do të njihet më vonë si souli simfonik.

Kështu, jo vetëm muzika u bë ikonike, por edhe imazhi i Hayesit.

Tash, 10 vite pas vdekjes së tij, “Hot Buttered Soul” do të dal sërish në shitje, në një edicion ekskluziv. /Telegrafi/