Sot rreth orës 11:00 një person është gjetur pa shenja jete. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen Tuneli i Parë në Mitrovicë, dhe rasti po hetohet si "vdekje e dyshimtë".

Policia ka pranuar informacione se viktima jetonte i vetëm në banesë dhe nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë, ndërsa dera ishte e mbyllur, shkruan Telegrafi.


Sipas njoftimit, personi i gjetur pa shenja jete, i gjinisë mashkullore është rreth 54-vjeçar.

“Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. /Telegrafi/