Pavarësisht se çfarë tipi të lëkurës keni, kujdesi i përditshëm është i domosdoshëm. Ekspozimi i tepërt në diell, stresi, dietat, dehidrimi... të gjithë janë faktorë të cilët kanë efekt negativ. Çfarë të bëni?
Që lëkura juaj të duket e shëndoshë, elastike dhe e shndritshme, duhet që çdo ditë t’i kushtoni vëmendje.
Përveç se është e nevojshme të shmangni faktorët e dëmshëm, disa gjëra duhet që të bëhen pjesë e ritualit të përditshëm dhe lëkura do t’u jetë falënderuese, transmeton Telegrafi.
Pini ujë mjaftueshëm
Uji është një nga faktorët më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për lëkurën e shëndoshë. Asnjë trajtim nuk do t’u shërbejë nëse lëkura juaj dehidrohet. Lëkura ka nevojë për ujë në mënyrë që të funksionojë më mirë. Mjekët dhe nutricionistët këshillojnë që çdo ditë të pini nga gjashtë deri në tetë gota ujë.
Jeni në dietë
Vlerat ushqyese të ushqimit kanë rol të rëndësishëm. Ushqime të caktuara nuk i shkojnë për shtat dukjes së shëndoshë të lëkurës. Disa e konsiderojnë çokollatën si fajtor për problemet e lëkurës, por jo të gjithë pajtohen me këtë pohim. Sido që të jetë, ndiqni këshillat e nutricionistëve kur jeni në dietë, por asnjëherë mos i lini anash pemët e freskëta, fibrat ushqyese dhe perimet e gjelbra.
Sa shpesh të bëni piling
Shumë ekspertë e rekomandojnë pilingun për dukjen e shëndoshë të lëkurës. Investoni para në preparatet kualitative për largimin e qelizave të vdekura nga lëkura dhe rezultati nuk do të mungojë. Pilingu rekomandohet një deri në dy herë në javë, në këtë mënyrë lëkura merr frymë normalisht. Por, gjatë pilingut duhet të keni kujdes, sepse lëkura e fytyrës është më e hollë dhe më e ndjeshme se në pjesët tjera të trupit. Në asnjë mënyrë nuk rekomandohen preparatet e njëjta për fytyrë dhe pjesët tjera të trupit.
Shmangi ekspozimin e tepruar në diell
Parandalimi më i mirë i plakjes së lëkurës është shmangia e ekspozimit të tepruar në diell. Përveç kremit me faktor mbrojtës, lëkurën e fytyrës mund ta mbroni me kapelë. Është me rëndësi që në fytyrë të mos vendosni kremra që janë të dedikuar për trup. Lëkura ka nevojë për faktorë të lartë mbrojtës, i cili sipas mundësisë përmban edhe vitaminë C.
Ritualet ditore
Nëse dëshironi që lëkura juaj të duket e shëndoshë, elastike dhe e shndritshme, në përditshmërinë tuaj duhet të përfshini edhe disa rutina për kujdes. Nëpër oferta të ndryshme ka zgjedhje të mëdha të preparateve për pastrimin e lëkurës, kremra për kujdes gjatë ditës dhe natës. Zgjidhni diçka sipas tipit tuaj të lëkurës. Pavarësisht se sa jeni të lodhur gjatë natës, makijazhin duhet ta largoni para gjumit, si edhe të vendosni krem për hidratim.
Ushtroni
Pa marrë parasysh nëse u përmbaheni dietave të shëndosha, duhet të ushtroni. Ushtrimet po ashtu ndikojnë në shëndetin e lëkurës. Jo vetëm që ju ndihmojnë që të ruani formën trupore, por edhe lëkurën e mbajnë më elastike.
Asgjë pa pushim
Problemi i përbashkët i shumicës së njerëzve është stresi. Ekspertët kanë vërejtur se personat me stres, androgjenët i shndërrojnë në testosteron, edhe te meshkujt edhe te femrat. Kjo rezulton me punë të tepruar të gjëndrave dhjamore. Në këtë mënyrë, lëkura në fytyrë është më e yndyrshme, ndërsa pjesët tjera të trupit mbesin më të thata dhe të dehidruara. Prandaj, pushimi është i nevojshëm. Pushimi i rregullt nënkupton gjashtë deri në tetë orë gjumë të mirë çdo 24 orë, që mes tjerash do të ndikojë edhe në ripërtëritjen e lëkurës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre