LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi nuk miraton Projekt-rezolutën e LDK-së kundër Thaçit

Kuvendi nuk miraton Projekt-rezolutën e LDK-së kundër Thaçit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan Projekt-Rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’.

Me 50 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk u miratua Projektrezoluta e LDK-së.


Ndryshe, kundër Rezolutës ishin PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa pro Rezolutës kanë votuar deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se edhe pas takimit me shefat e Grupeve parlamentare nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet rreth Rezolutës.

“Nuk kemi arritur të dakordohemi…”, tha ai.

Por, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se PDK-ja, nuk do ta përkrahë këtë rezolutë.

“E them më keqardhje që nuk pat vullnet që të ketë dakordësim. Insistimi që rezoluta të ketë vetëm një pikë, dhe jo pika tjera nga koalicioni. Na vjen keq por nuk heqim dorë dhe nuk dorëzohemi që megjithatë të gjejmë një mundësi për ta harmonizuar. Ne nuk do të marrim pjesë fare në votim“, ka thënë Krasniqi.

Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se situata në të cilën gjendet vendit kërkon masa preventive, ku sipas tij, presidentit Thaçi duhet t’i ndalohet të merret me çështjen e dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi theksoi se askush nga personalitetet shtetërore nuk ka të drejtë të bisedojë për territorin e Kosovës. Ai tha se askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territorin pasi kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës.

“Unë konsideroj që është e kotë të flasim për unitet, për harmonizim të qëndrimeve e në të njëjtën kohë pozicionohemi vetëm për atë çfarë them unë ose tjetri”, tha Isufi.

Edhe Dardan Sejdiu nga PSD-ja tha se janë pro Rezolutës, ndonëse nuk e përkrahin barrikadimin në propozime.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismas, Bilal Sherifi ka theksuar se nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet për Rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se propozuesit e Rezolutës janë barrikaduar për propozimin e tyre.

“Ne ishim në gjendje të heqim dorë nga disa pika që i kemi propozuar. Ne nuk kishim Rezolutë në vete për të propozuar, dhe ne nuk erdhëm me kundër-rezolutë, por me propozimin e pikave që ishim të gatshëm t’i diskutojmë”, ka shtuar Sherifi.

Rezoluta e propozuar nga LDK kishte vetëm një pikë, e që e definon territorin si të pandashëm, ku as presidenti dhe askush tjetër nuk ka mandat për të diskutuar për territorin e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori