LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka treg për fasulen, fermerët në Shqipëri reduktojnë sipërfaqet e mbjella

Nuk ka treg për fasulen, fermerët në Shqipëri reduktojnë sipërfaqet e mbjella

Në fshatin Kreshpanj të Bashkisë së Maliqit në Shqipëri, sipërfaqet e mbjella me fasulen kokërrmadhe, e njohur si fasulja pllaqi, janë ulur.

Nëse një vit më parë ka pasur më shumë se 15 hektarë të mbjellë me këtë lloj fasuleje të veçantë këtë vit fermerët nuk kanë mbjellë më shumë se 2 hektarë.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak te mungesës së tregut.

“Ekspertët evropianë kanë dalë në përfundimin se fasulja kreshpe, është bio me lëndë inorganike/ organike që konkurrojnë tregun. Ne do të dilnim me certifikimin tonë, me vulën tonë, në tregun evropian. Nuk kemi kushtet për një makineri paketimi që të arrijë deri në destinacionin e fundit, këtë po e prisnim nga Italia”, deklaroi për Vizion Plus fermeri Fatmir Ferhatllari.

Klevis Ferhatllari, është një tjetër banor i këtij fshati.

Ai merret me kultivimin e fasules kokërrmadhe, por edhe të një varieteti tjetër të quajtur trenare, fasule që ka mbetur e pashitur.

Ai tregon se ka 10 ton fasule të pashitur.

“Nga trembja e tregut, mbyllja e doganave, futin nga jashtë që të mbyllen këto. Ka mbetur mbi 10-11 ton të pashitura. Nga kjo mbjellin më shumë fermerët në zonën tonë”, Klevis Ferhatllari.

Gjetja e tregut për prodhimin vendas për fermerët e juglindjes po behet gjithnjë e më e vështirë.