LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka trajner as nutricionist personal: Pesë truke për dukje të përsosur për të cilat betohet Catherine Zeta-Jones!

Nuk ka trajner as nutricionist personal: Pesë truke për dukje të përsosur për të cilat betohet Catherine Zeta-Jones!

“Jo, nuk kam një trajner me të cilin stërvitem, apo një nutricionist që të më këshillojë për dietën më të mirë për trupin tim dhe për të mbajtur një peshë ideale”

Megjithatë, ne nuk jemi të gjithë Catherine Zeta-Jones. Prandaj mënyra e ushtrimit dhe e qasjes së damës së famshme hollivudiane, është plotësisht e mjaftueshme për të na motivuar për të filluar të stërvitemi edhe ne, transmeton Telegrafi.


1. Ajo i pëlqen ushtrimet ‘hula hop’

“Zbulova ‘hula hop’ janë ideale për të ushtruar. Këto nuk janë ato plastike që kemi pasur kur ishim fëmijë, këto kanë një peshë të caktuar, janë më të vogla dhe janë pjesë e pajisjeve sportive. Unë e praktikoj këtë ushtrim për rreth 20 minuta çdo ditë.

2. Ndryshon rutinën

Në fakt, aktorja e njohur nuk ka një rutinë në ushtrime, pasi nuk dëshiron të krijojë një detyrim nga ushtrimet. “Ndonjëherë notoj, ndonjëherë luaj tenis, kam edhe palestrën time në shtëpi ku ushtrohem”.

3. Not kundër stresit

“Nëse ndihem pak letargjike ose e tensionuar në baza psikike, filloj të stresohem dhe më pas hidhem në ujë! Unë kam një nga ato pishina ku është e mundur të notosh kundër valës që vjen”.

4. Muzika si motivim

“Unë jam në gjendje të dëgjoj muzikë aq me zë të lartë sa që muret pulsojnë. Më inkurajon ritmi. Me muzikë vallëzoj apo ushtrohem me shufër baleti dhe ai ushtrim sigurisht zgjat rreth një orë”.

5. Gjen gjithmonë kohë

Aktorja udhëton shumë dhe shpesh, ndonjëherë vetëm, por shpesh me familjen. Ajo gjen kohë për të qenë vetëm dhe për të bërë rutinën e saj gjatë ditës ose për të përfshirë të gjithë familjen në disa nga aktivitetet sportive, si p.sh. shëtitje me pedale ose kanotazh gjatë muajve të verës ose ski gjatë stinës së dimrit.

/Telegrafi/